Ekonomi Maqedoni

KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

Zhurnal Ads

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,41 % në raport me vendimin e datës 13.10.2020.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 13.10.2020.

Çmimet e EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) mbeten në të njëjtin nivel, respektivisht nuk ndryshojnë.

Nga data 20.10.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 59,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 61,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 50,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 50,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 26,754 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,109 den/kg dhe do të jetë 26,754 den/kg.

Postime të ngjashme

Situata alarmante, Presidenti thërret Këshillin e Sigurisë

admin

40 kadetët e rinj të Akademisë Ushtarake kanë dhënë betimin

admin

Në vend të orës policore, masa të reja, VMRO nuk do t’i bllokojë ndryshimet ligjore

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...