KRRE: Nuk ndryshojnë çmimet e benzinave dhe dizelit

nga D. V.

Shkup, 22 prill – Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, informojnë nga Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,212 den/kg dhe tnai është 36,780 den/kg.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-98 73,50, EUROSUPER BS-95 do të jetë 71,50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë prë amvisëri (EL-1) do të shiten për 64,00 denarë për litër.

Nga KRRE përmendin se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës prej 00:01 më 23.04.2025. Tregtarët e shitjes me shumicë dhe tregtarët e shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe derivateve për transport mund t’i formojnë çmimet e disa derivateve të caktuara të naftës dhe derivateve për transport edhe më ulët nga çmimet e caktuara më të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More