KRRE: Prej nesër ngrohje qendrore për shkupjanët

Shkup, 6 tetor – Prej nesër (7 korrik) fillon dërgesa e energjisë ngrohëse deri te konsumatorët e lidhur me sistemet për ngrohje qendrore në Shkup, që bëhet sipas rregullave rreptësisht të konfirmuara  në varësi të kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme, informojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE).

 

Këto rregulla, shtojnë, janë konfirmuar në rregulloren për dërgesë të energjisë ngrohëse deri te konsumatorët, e miratuar nga KRRE.

“Sipas rregullores, nëse temperaturat e jashtme  janë më të ulëta dërgohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe anasjellltas,  ashtu që shfrytëzuesit kanë komoditet të siguruar dhe shtëpi të ngrohta sipas standardeve, gjegjësisht temperaturat  në shtëpi janë më të ulëta prej 20+1 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, me këto rregulla  të dërgesës sigurohet  konsum optimal i energjisë ngrohëse dhe shpenzime minimale për ngrohje të konsumatorëve”, saktësojnë nga KRRE.

Gjatë kushteve të caktuara atmosferike të motit mjaft të ngrohtë nuk nevojitet kurrfarë ngrohje, theksojnë,  ndërpritet dërgesa e energjisë ngrohëse në periudhën e temperaturave të jashtme të larta, ndërsa  menjëherë pas zvogëlimit të temperaturave  nën vlerat e caktuara, ngrohja sërish lëshohet.

“Këtë vit sezoni ngrohës filloi para fillimit zyrtar të sezonit ngrohës – 15 tetori, për shkak të asaj që temperatura mesatare  e ditës  për ditën  tjetër ështrë më e ulët për 12 gradë Celsius, për shkak të së cilës KRRE dha leje për dërgesë të energjisë ngrohëse  që të sigurohet komoditeti i nevojshëm i konsumatorëve”, potencojnë nga trupi rregullator. 

Related posts

Kryeministri Zaev do ta hapë Samitin e Ballkanit Perëndimor

D V

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Z H

Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More