Agjencia Zhurnal.mk

KRSKR: Të mos shfrytëzohet situata me koronavirusin për tërbim rrugëve

Shkup, 16 mars – Zhurnal.mk – Aksidente të shumta trafiku, të lënduar dhe të vdekur janë regjistruar këto ditë, megjithëse intensiteti i trafikut të motorizuar dhe të pa motorizuar është zvogëluar për shkak të masave të mbrojtjes nga koronavirusi, informon Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë (KRSKR) dhe apelon për pjesëmarrje të përgjegjshme në trafik.

Sipas KRSK, të shfrytëzohet situata për t’u tërbuar rrugëve, të përdoren bulevardet gjysmë të zbrazët për të arritur shpejtësinë maksimale dhe të organizohen gara është përtej të gjitha vlerave njerëzore dhe qytetërimit.

“Ne dënojmë çdo sjellje devijuese dhe të papërgjegjshme në trafik dhe u bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të trafikut që të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, në veçanti rregullat e kufizimit të shpejtësisë. Në një situatë ku OBSH shpalli pandemi, situatë ku çdo ditë merren informacione për persona të rinj të infektuar dhe të vdekur për shkak të të ashtuquajturit koronavirus, në një situatë kur kapacitetet e MPB dhe institucionet shëndetësore mobilizohen maksimalisht për të parandaluar përhapjen e virusit, në një situatë kur para të gjitha institucioneve kompetente dhe të gjithë ne si qytetarë ekziston një sfidë serioze për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe minimizimin e pasojave të tij”, thekson KRSKR.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor përkujton se në 48 orët e fundit, dy të rinj me një motocikël humbën jetën në Kavadar, një motoçiklist u lëndua në Shkup (Kozle), një cisternë është përmbysur në autostradën Shtip-Shën Nikoll, një makinë e përmbysur në Shkup (Aerodrom), … Për t’u bërë paradoksi edhe më i madh, disa media shkruajnë për organizimin e garave të natës në Tetovë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...