KRSKRR apelon që të rritet siguria e fëmijëve në komunikacion

Shkup, 6 tetor  Këshilli republikan për siguri në komunikacionin në rrugë (KRSKRR) apelon që të rritet siguria e fëmijëve në komunikacion si pjesëmarrës më të prekshëm. Prej aty u bëjnë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm se si sillen, pasi fëmijët atë e pranojnë dhe të jenë shembull për pjesëmarrje të drejtë, të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi në komunikacion dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

“Për fëmijë në komunikacion konsidenrohen personat të moshës prej 0 deri 14 vjeç. Për fat të keq, fatkeqësitë e komunikacionit janë mes pesë shkaqeve më të shpeshta për vdekjen e fëmijëve në botë. Në çdo katër minuta në rrugë nëpër botë, një fëmijë e humb jetën”, njofton KRSKRR.

Fëmijët marrin pjesë në komunikacion si udhëtarë, këmbësorë dhe shoferë (psh. ngasës të biçikletave). Sipas statistikës, njofton KRSKRR, numri më i madh i fëmijëve pësojnë si udhëtarë në automjet, që plotësohet edhe me faktin se përqindje shumë e vogël e prindërve i transportojnë fëmijët të sigurtë në ulëse për fëmijë në automobila. Përqindje diçka më e vogël e fëmijëve janë të rrezikuar si këmbësorë, ndërsa më e vogël është përqindja e fëmijëve të pësuar gjatë drejtimit të biçikletave.

Related posts

VMRO publikon kandidatë të tjerë për në zgjedhje, mes tyre dhe aktori Toni Mihajllovski

Z H

Deri tani 4 raste me Delta llojin e korona virusit në Maqedoni

Z H

U shty seanca për “Aleancën Ndërkombëtare”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More