KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

Shkup, 23 korrik – Vera është periudha kur temperaturat ngrihen mbi 30°C çdo ditë. Në kushte të tilla, vozitja dhe udhëtimi bëhen më të vështira dhe kërkojnë më shumë vëmendje dhe përqendrim. Temperaturat e larta të verës ndikojnë në aftësinë e shoferit, ndikojnë në korrektësinë teknike të automjetit dhe natyrisht ndikojnë edhe në kushtet e rrugës.

 

Me qëllim të udhëtimit të sigurt, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor i përkujton shoferët:

• Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në aftësinë për të drejtuar automjetin dhe kontribuojnë për t’u shfaqur lodhja, defokusimi dhe ulja e përqendrimit te shoferët. Shmangni udhëtimet gjatë ditës kur temperaturat janë më të larta, përkatësisht udhëtoni herët në mëngjes ose në orët e para të mbrëmjes (pasdite vonë).

• Kushtojini vëmendje temperaturës në automjet, përkatësisht kushtojini vëmendje dallimeve të temperaturës dhe bëni përshtatjen dhe ambientimin gradual kur hyni ose dilni nga automjeti. Rekomandohet që dallimi i temperaturës në automjet dhe jashtë automjetit mos të jetë më i madh se 7°C.

• Planifikojeni udhëtimin tuaj në kohë dhe udhëtoni pasi të keni fjetur dhe pushuar mirë. Shmangni udhëtimet gjatë orëve të parapara për gjumë. Asnjë produkt kafeine ose energjetike nuk mund të zëvendësojë gjumin e mirë para se të niseni për rrugë.

• Pini shumë lëngje (veçanërisht ujë) dhe bëni të paktën pushim 15 minuta çdo dy deri në tre orë vozitje aktive.
• Mos i mbivlerësoni aftësitë tuaja të vozitjes dhe mos e nënvlerësoni lodhjen. Menjëherë sapo t’i ndjeni shenjat e para të lodhjes, ndalojeni automjetin dhe bëni një pushim të shkurtër.

• Temperaturat e larta ndikojnë edhe në kushtet e rrugës. Zvogëlojeni shpejtësinë dhe mbani distancë të sigurt, sepse në kushtet e temperaturave të larta ditore për shkak të fërkimit të zvogëluar të gomave dhe sipërfaqes së rrugës, distanca e frenimit të automjetit është më e gjatë.

KRSKRR-ja me thirrje: Vozitja e automjetit në kushtet e verës sjell shumë sfida. Është detyrë e shoferëve të jenë maksimalisht të përgatitur, të pushuar dhe të përqendruar për udhëtimin, të përshtaten me kushtet e rrugës dhe të kontrollojnë korrektësinë teknike të automjetit. Për sigurinë tuaj, dhe për sigurinë e të dashurve tuaj, jini të përgjegjshëm në komunikacion. Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

Related posts

Nesër në Tetovë do të marshohet në nder të viktimave nga zjarri në Spital

D V

Qeveria përgatitet për ligje të reja, koxha punë i pret deputetët pas pushimeve

Redaksia

Kontesti larg zgjidhjes: Sofja kundërpërgjigjet me Deklaratë të përbashkët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com