KRSKRR me apel për kujdes në komunikacion veçanërisht pranë shkollave

Shkup, 1 shtator – Me fillimin e vitit shkollor, frekuentimi i automjeteve dhe i këmbësorëve në komunikacion dukshëm po rritet. Sipas asaj, rritet edhe nevoja për dozë shtesë të kujdesit nga ana e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht kur qarkullojnë në afërsi të shkollave ose të kopshteve, përkujton Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve – KRSKRR.

 

“Bëhuni të kujdesshëm, keni kujdes ndaj fëmijëve në komunikacion dhe zvogëloni shpejtësinë afër shkollave dhe kopshteve. Keni kujdes ku parkoheni, sepse parkimi i padrejtë i automjetit i bën fëmijët të paparë në komunikacion. Mos haroni se siguria e fëmijëve në komunikacion është përgjegjësi e të rriturve”, apelojnë nga KRSKRR deri te shoferët.

KRSKRR, gjithashtu, i përkujton prindërit se edhe ata janë shembull të cilin fëmijët çdo ditë e shikojnë.

Të dhënat statistikore tregojnë se fëmijët shumë shpesh pësojnë në aksidente si udhëtarë. Në atë drejtim, KRSKRR përkujton se obligimi ligjor sipas të cilit, fëmijët të cilët nuk i kanë mbushur 12 vjet të plota, nuk guxojnë të qëndrojnë në sediljen e përparme, si dhe për obligimin e shfrytëzimit të rripit të sigurisë në të gjitha sediljet dhe ulësja për fëmijët e moshës deri në pesë vjet. Aksidentet ndodhin atëherë kur më pak e pritni, prandaj, është shumë e rëndësishme gjtihmonë të jeni të mbrojtur ju dhe më të afërmit tuaj.

KRSKRR, gjithashtu, potencon se fëmijët të cilët nuk i kanë mbushur 10 vjet nuk është e sigurt të lihen vetë të shkojnë në shkollë.

“Nëse për arsye të ndryshme vendosni ta lëshoni fëmijën të shkojë vetë në shkollë, mundohuni të jenë dy-tre fëmijë të paktën në grupë. Në një situatë të tillë, çdo prind i përgjegjshëm është i obliguar fëmijës së tij t’i tregojë dhe ti përsërisë rrugën më të sigurtë nga shkolla deri në shtëpi, t’i tregojë fëmijës për rreziqet potenciale dhe kërcënimet në komunikacion dhe t’i sqarojë dhe përsërisë rregullat dhe dispozitat më të rëndësishme në komunikacion”, përkujtojnë nga KRSKRR.

KRSKRR të gjithë nxënësve u dëshiron vit të suksesshëm shkollor edhe njëherë i përkujton të sigurtë, me vëmendje dhe përgjegjësi të marrin pjesë në komunikacion.

Related posts

Pendarovski në Nju-Jork u takua me Bejlin

D V

Mërgimtarët gjallërojnë qytetin dhe bizneset në Tetovë

D V

Në Tabanoc dhe në Bogorodicë pritet një orë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com