Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

KRSKRR me këshilla për vozitje të sigurt në kushte dimri

Shkup, 29 janar  – Në kushte dimërore dhe në rrugë të ngrira, vozitni me kujdes, të përqendruar dhe me shpejtësi të ulur. Përdorni goma dimri të cilat sigurojnë koeficient më të lartë të fërkimit, këshillojnë nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin në Rrugë – KRSKRR, përcjell Zhurnal.mk

Sipas KRSKRR, kushtet dimërore në rrugë shumë shpesh karakterizohen me fërkim të zvogëluar mes gomave dhe rrugës së shkaktuar nga ngricat ose bora në rrugë, që e vështirëson kontrollin dhe menaxhimin me veturën (largim, përshpejtim, ngadalësim – koeficienti i fërkimit kur vozitet në rrugë të thatë është rreth  0.80 deri në 0.85, në rrugë të lagësht rreth  0.45 deri 0.50, ndërsa gjatë vozitjes në rrugë të ngrira vetëm 0.05 deri 0.10). Sigurimi i koeficientit më të lartë të mundshëm të fërkimit është faktor vendimmarrës për sigurinë gjatë vozitjes në dimër.

Vozitja e ashtuquajtur “mbrojtëse” , theksohet, vjen parasysh më së shumti në kushte dimërore. Vozitje mbrojtëse, mes tjerash, domethënë parashikim se ku mund të presim kushte të rënduara dhe marrje me kohë të masave parandaluese. Kujdesi plotësues për rrethanat dhe situatën e rrugës, veçanërisht para juve, si të mos paraqitej nevoja për frenim të shpejtë ose kthim të veturës dukshëm e ul rrezikun nga aksidente në komunikacion në kushte dimërore.

Që të sigurohet fërkim maksimal gjatë vozitjes në vende përpjetë, tatëpjetë ose kthesa, rregull themelore është, theksohet, ulje me kohë e shpejtësisë.

Nëse humbet kontrolli, edhe krahas të gjitha masave të ndërmarra dhe kujdesit dhe vetura fillon të dalë nga rruga, reagimi i parë i secilit është shtypja e frenës. Por përkundër këtij reagimi instiktiv, rekomandohet lëshimi i frenës. Në këtë mënyrë më lehtë mund të arrihet kthimi i kontrollit dhe rregullimi i drejtimit të lëvizjes së automjetit, këshillojnë nga KRSKRR.

Gjatë udhëtimit në rrugë të ngrirë, më e rëndësishme është lëshim i lehtë i pedaleve dhe shtimi i gazit. Një rrëshqitje e lehtë në këto situata është e pashmangshme, por nuk është diçka nga e cila duhet të frikoheni.

Gjatë frenimit shkaktohen probleme të cilat i zgjidhni së pari me shtypje të pedaleve, ndërsa pastaj shtypje të lehtë të frenës. Lejoni që vetura vetë ta ulë shpejtësinë, si rezultat i fërkimit, që të mos ketë ndonjë aksident, theksojnë nga KRSKRR. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...