Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

KRSKRR siguroi pajisje për nevojat e policisë rrugore

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion të Rrugëve (KRSKRR) furnizoi pajisje për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të avancimit të komunikacionit rrugor, por edhe për përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

Kryetarja e KRSKRR-së, Gordana Kozhuvarovska e cila sot ia dorëzoi pajisjen ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskit për nevojat e policisë rrugore, deklaroi se qasja e këtillë është një shembull pozitiv, që duhet të implementohet dhe përmirësohet edhe në periudhën e ardhshme.

“Bashkëpunimi midis KRSKRR-së dhe MPB-së është qëllimi ynë i përbashkët dhe detyrim i ynë ligjor. Fushatat parandaluese edukative të cilat bashkërisht i realizuam në periudhën e ardhshme të mbështetura me kontrolle të përforcuara nga ana e policisë rrugore, kontribuuan për uljen e numri të aksidenteve në komunikacion në vitin 2020”, tha ajo.

Siç theksoi, avancimi i vazhdueshëm të punës së policisë rrugore dhe përmirësimi i kapaciteteve të saj është me rëndësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

Kozhuvarovska shtoi se zbatimi i pajisjes teknike bashkëkohore në procesin e menaxhimit dhe kontrollit të komunikacion dukshëm do ta rrisë efikasitetin e punës së policisë rrugore dhe do ta rrisë vëllimin dhe cilësinë e kontrolleve të kryera nga ana e policisë rrugore.

Kryetarja paralajmëroi se bashkëpunimi midis KRSKRR-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme në të gjitha nivelet dhe në shumë fusha.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se siguria në komunikacion është prioritet i rëndësishëm.

“Muajve të fundit dëshmuam se është e mundur ulja e numrit të aksidenteve dhe ngritjes së nivelit të kulturës rrugore te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, KRSKRR-ja çdo vit 30 për qind të mjeteve i destinon për modernizimin e pajisjeve të njësisë organizative kompetente në MPB, e cila kryen kontroll dhe rregullim të komunikacionit”, tha Spasovski.

Në pajtim me detyrimin ligjor, Spasovski informoi se KRSKRR sivjet ka siguruar 15 motoçikleta me komplet pajisjesh në vlerë në mbi 7 milionë denarë.

Ai pret që edhe në periudhën e ardhshme bashkëpunimi të vazhdojë të realizohet në një nivel të lartë dhe profesional.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...