Agjencia Zhurnal.mk

Kryebashkiaku Bushi për ATSH-në: Ndihma për 435 familje në Thumanë dhe Bubq

Në Thumanë dhe Bubq vijon shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti.

Kryetari i bashkisë Krujë, Artur Bushi tha për MEDIAL-në, se “përveç masave që kemi marrë për parandalimin e përhapjes se koronavirusit jemi kujdesur për familjet e dëmtuara nga tërmeti dhe ato familje që kanë më shumë nevojë duke ju shpërndarë ndihma ushqimore. Ditët e fundit kemi shpërndarë ndihma në 235 familje në Bubq dhe 200 në Thumanë”.

Sipas tij, punonjësit e bashkisë kanë shpërndarë ndihma ushqimore për familjet e dëmtuara nga tërmeti që ende banojnë në çadra.

Kryebashkiaku Bushi tha se “ndërkohë programi i rindërtimit vijon dhe është në fazën e shpronësimit të hapësirës ku do ndërtohet. Nga Ministria e Shtetit për Rindërtim është hedhur tenderi ndërkombëtar për 3500 banesat individuale në zonat rurale, ku pjesë e saj janë Thumana dhe Bubqi”.

Bashkia e Krujës ka marrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19./k.s/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...