Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës Qerim Ismailaj për mos deklarim të një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit, krahas humbjes së postit të kryetarit të bashkisë, rrezikon edhe dënim penal.

Departamenti i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka zbuluar një të shkuar problematike të Ismailit, por të fshehur prej tij.

Ky është formulari dekriminalizimit dorëzuar prej Ismailajt në KQZ, përpara kandidimit, ku ai ka vendosur një kryq në jo-në e kuadratit, nëse ishte nën hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale. Në shkresën dërguar KQZ, prokuroria e përgjithshme thotë se Ismailaj rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale në Greqi dhe është dënuar atje në mungesë me tre vite burg.

Nga korrespondenca me shtetin Grek, prokuroria shqiptare zbuloi se Gjykata e Chios në Nëntor të vitit 2000 me një vendim të formës së prerë gjeti fajtor Qerim Ismailajn për veprën penale të Konfliktit dhe të Përleshjes.

Sipas departamentit të dekriminalzimit ky dënim në Greqi korrespondon me veprën penale të legjislacionit shqiptarë të “dëmtimeve të tjera me dashje” që parashikon dënim vetëm me gjobë. Tashmë vendimi përfundimtar për Ismailajn do të merret nga KQZ organ i cili, në të shkuarën për raste të ngjashme ka marrë vendim me shkarkim nga detyra. Departamenti dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme për rastin e kryebashkiakut Ismailaj u vu në lëvizje pas një denoncimi të Partisë Demokratike./TCH

Postime të ngjashme

Grusht me truprojat në Sarandë, arrestohet një person, nën hetim turistët nga Anglia e Kosova

D V

Gërdeci, Gjykata rrëzon kërkesën për rihapjen e gjykimit ndaj Mediut

D V

Meta vlerëson dy veprimtarë dhe heronj të Luftës Çlirimtare të Kosovës

D V

Turizmi në Tiranë – kryeqyteti shqiptar nën fokusin e aparatit të fotografive të vizitorëve

D V

Shqipëria e treta në Evropë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

D V

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...