Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryediplomatët e Turqisë dhe Arabisë Saudite mbajnë takim “të sinqertë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, njoftoi sot se ka mbajtur një takim me homologun e tij saudit për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një postimi në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se takimi “i sinqertë” me kryediplomatin e Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud, u mbajt me rastin e sesionit të 47-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC).

“Një partneritet i fuqishëm mes Turqisë dhe Arabisë Saudite sjell përfitim jo vetëm për vendet tona por për të gjithë rajonin”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar që Ankaraja zyrtare i kushtoi rëndësi lidhjeve të saj bilaterale me Riad.

Në një bisedë telefonike të zhvilluar javën e kaluar, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe mbreti saudit Salman bin Abdelaziz diskutuan lidhjet dypalëshe dhe u pajtuan për të përmirësuar marrëdhëniet dhe për të mbajtur një kanal dialogu të hapur për të zgjidhur mosmarrëveshjet në vazhdim.

Në një postim tjetër, kryediplomati turk tha se ka marrë pjesë në Këshillin Rinor të Ministrave të Jashtëm të organizuar nga OIC.

“Me tubime të tilla, mund të ndjehet dinamizmi i rinisë muslimane”, tha ai, duke shtuar: “Umeti i beson energjisë së të rinjve për t’u përballur me sfidat”.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...