Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kryediplomatët evropianë në deklaratë: Zgjedhje të lira, të ndershme e transparente

Ambasadori i BE-së,  Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsac dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf kanë mbërritur në Elbasan për të takuar disa nga përfaqësuesit e partive politike.

Pas kësaj ata në një deklaratë kanë ripërsëritur se duhet të jenë zgjedhje të lira e të ndershme më 25 prill.

Sipas ambasadorit gjerman, 25 prilli është një moment di rëndësishëm për vendin dhe BE-në. Në qendrat e votimit do të jenë 40 ekipe nga vendet evropiane dhe BE.

 “Donim të përcillnim mesazhin që në krye të fushatës zgjedhore, donim të shihnim një fushatë të përqendruar në programe dhe jo në sulme dhe intimidime. Ua përsëritëm këtë mesazh, dëgjuam edhe këndvështrime të tyre. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe thelbësore është që këto zgjedhje të jenë të lira të ndershme dhe transparence. Dëgjuam shqetësime për blerjen e votës, është një vepër penale, gjithashtu edhe për shitje vote që është sërish vepër penale. Ne do të jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 ekipe që do të vizitojnë qendrat në ditën e zgjedhjeve, një pjesë prej nesh do të jenë tepër të rëndësishme”, tha Soreca.

“Do të doja të shtoja dicka. Unë mendoj që heqja e gjuhës së urejtjes do të ishte një gjë e rëndësishme në zgjedhjet këtu në Shqipëri. Është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira të ndershme, pa shitur e pa blerë vota”, tha ambasadorja franceze, Elisabeth Barsac.

Edhe ambasadori ambasadori gjerman,  Peter Zingraf theksoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin dhe BE-në.

“Këto zgjedhje janë shumë thelbësore për Shqipërinë dhe BE, do të jem këtu i pranishëm edhe të dielën dhe ju uroj më të mirën”, tha ai.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Bamir Topi: Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në PD nëse nuk do të kishte lidhjen me Sali Berishën

N E

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

N E

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...