Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryediplomati kinez, vizita zyrtare në disa vende afrikane

Nga 4 deri më 9 janar, këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të bëjë vizita zyrtare në pesë vende afrikane. Kryepërfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjet afrikane Liu Guijin tha se, pavarësisht gjendjes së rëndë epidemike, Kina ende këmbëngul në komunikimin e drejtpërdrejtë, konsultimet dhe bashkërendimin me vendet afrikane .

Gjatë vizitës në Afrikë, kryediplomati kinez Wang Yi do të ketë kontakte dhe komunikim të thellë me palën afrikane për të promovuar zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e Kinës e Afrikës dhe rezultatet e Samitit të Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë dhe Samitit të Posaçëm të Bashkimit kundër Epidemisë Kinë-Afrikë, si edhe për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të vendeve afrikane, ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” dhe krijimin e një komuniteti më të ngushtë Kinë-Afrikë me një të ardhme të përbashkët.

Kryepërfaqësuesi i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet afrikane Liu Guijin tha gjithashtu se, në fazën e parë të shpërthimit të epidemisë së COVID-19, shumë vende afrikane i dhanë dorën e ndihmës Kinës, dhuruan para e materiale dhe ofruan inkurajim e ndihmë në forma të ndryshme.
Pas shpërthimit të epidemisë në Afrikë, Kina dha një ndihmë dhe mbështetje shumë të madhe për Afrikën, ndërsa bëri një punë të mirë në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë brenda vendit, gjë që reflekton solidaritetin dhe ndihmën e ndërsjellë midis Kinës dhe Afrikës.

“Pasi e vuri shpejt nën kontroll epideminë brenda vendit, Kina dërgoi një numër të madh ekipesh mjekësore në Afrikë dhe ofroi materiale parandaluese të epidemisë.

Në ditën e parë të vitit të ri, u hap zyrtarisht Zona e Tregtisë së Lirë Kontinentale Afrikane. Liu Guijin shprehu besimin se kjo Zonë do të ofrojë mundësi të reja biznesi për bashkëpunimin ekonomik e tregtar kino-afrikan dhe do të krijojë më shumë lehtësi për zgjerimin e tregtisë ndërmjet të dy palëve.

Gjithashtu në ditën e parë të vitit të ri, hyri në fuqi marrëveshja e parë e tregtisë së lirë midis Kinës dhe një vendi afrikan, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë-Mauricius, që do të thotë se bashkëpunimi me përfitime të ndërsjella midis dy vendeve do të përmirësohet më tej.

2021-shi është gjithashtu viti i fundit për të zbatuar rezultatet e Samitit të Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë. Liu Guijin theksoi se Forumi për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë do të hyjë në dekadën e tij të tretë këtë vit. Epi

Postime të ngjashme

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

Wang Yi: Kina koherente ne politikat e saj

R Zh

Rohani: Irani është i gatshëm të marrë masa pasi të hiqen sanksionet e SHBA-së

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...