Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryediplomati turk pritet të vizitojë Pakistanin

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 13 dhe 14 janar do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Pakistan.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës “do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe, si dhe do të diskutohen marrëdhëniet rajonale dhe globale”.

“Përgatitjet e takimit të shtatë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Pakistan po ashtu do të koordinohen gjatë takimeve”, njoftoi ministria turke.

Çavuşoğlu po ashtu do të marrë pjesë në takimin e dytë trilateral të kryediplomatëve Turqi-Pakistan-Azerbajxhan.

Në kuadër të vizitës, ai zyrtarisht do të përuroj kompleksin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Karachi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit po ashtu lëshoi një njoftim në lidhje me vizitën e ministrit Çavuşoğlu.

Duke theksuar se Çavuşoğlu do të zhvillojë bisedime me homologun e tij pakistanez, Shah Mahmood Qureshi, si dhe me kryeministrin dhe presidentin e vendit, ministria pakistaneze njoftoi se gjatë vizitës do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Më tej, në njoftim po ashtu u theksuan marrëdhëniet vëllazërore midis Turqisë dhe Pakistanit, duke shtuar se vizita e ministrit Çavuşoğlu vjen si pjesë e shkëmbimeve të rregullta të nivelit të lartë midis vendeve.

“Vizita e ardhshme e ministrit të jashtëm turk do të ndihmojë në thellimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit në shumë fusha”, tha ministria pakistaneze.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...