Agjencia Zhurnal.mk

Kryemadhi: Arta Vorpsin e ka shpallur anëtare të Kushtetueses gruaja e Maks Haxhisë

Tiranë, 16 nëntor – Përsa i përket valës së debateve që kanë shpërthyer këto ditë në lidhje me ngritjes së Kushtetueses, ka folur edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga SHBA për Zërin e Amerikës.

Ajo është shprehur se me ç’të drejtë Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare, duke ngritur më pas dyshime për lidhjet e tij me drejtoreshën e qendrës së botimeve, e cila është bashkëshortja e avokatit të njohur, Maks Haxhisë.

“Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri. Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë këtë rezultat që kemi sot, zgjedhje moniste, opozitën jashtë parlamentit, një sistem drejtësie që kërkohet të kapet nga qeveria dhe një stanjacion dhe depopullim të Shqipërisë.

Me çfarë të drejte z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare. Kush ia ka bërë këtë gjë? Cila është lidhja me drejtoreshën e qendrës së botimeve, bashkëshortja e Maks Haxhisë? A ka një lidhje me avokatin e ish-ministrit Tahiri?

Zonjën Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë, i cili është avokat i Saimir Tahirit. Gjykata Kushtetuese u ngrit, ka shumë çështje për të diskutuar”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...