Agjencia Zhurnal.mk

Kryemadhi: Çelja e negociatave është lajm shprese, të plotësohen kushtet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u bashkua në grupin e politikanëve që reaguan për vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet një shënimi në “Facebook”, Kryemadhi tha se ky lajm shprese duhet të shërbejë si shtysë për të vijuar me plotësimin e kushteve.

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. .”

Më herët reaguan edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...