Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kryemadhi nuk mendon si Mediu: S’jam për ta vendosur Presidentin në pozitë, ja kur shpërndahet parlamenti

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk ndan të njëjtin mendim me aleatin opozitar nga Partia Republikane, Fatmir Mediu lidhur me shpërndarjen e parlamentit.

Ky i fundit i bëri thirrje dje Presidentit nga Rrogozhina që të mbajë zotimin e dhënë me 2 mars dhe të shpërndajë Kuvendin nëse mazhoranca nuk tërhiqet nga Kodi Zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme.

Por Kryemadhi thotë se është kundër vendosjes së Presidentit në pozita që tregojnë se nuk janë të aftë për tu përballur me Edi Ramën.

Ajo çfarë duhet të bëjë opozita sipas kryetares së LSI-së, është të bindë 99% të shqiptarëve që janë kundër Ramës se pse duhet të votojnë opozitën.

Kryemadhi: Kam një përgjegjësi për sa i përket djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale ku angazhimi i LSI qëndroi në bllok në këtë vendim të opozitës së bashkuar duke pasur parasysh që qoftë djegia e mandateve, qoftë bashkitë për të cilat ne nuk u përfshimë në zgjedhjet lokale sepse kishte një dekret të presidentit që spostonte datën e zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor mund të them që çdo vendosje e presidentit në pozita që tregojnë se ne nuk jemi të aftë për tu përballur me Edi Ramën unë do të isha kundër.

Nuk do t’ja kërkoja kurrë presidentit të Republikës shpërndarjen e Parlamentit, do ti kërkoja Presidentit respektimin e Kushtetutës që me aq sa shikoj është një rojtar i devotshëm dhe në bindje time ka pozicionin e tij politik dhe vendimet e tij politike më të mira që ka pasur ndonjëherë në karrierën e tij politike por mendoj se shpërndarja e parlamentit ndodh me 25 prill dhe mendoj që secili nga ne duhet të punojë çdo ditë e më shumë për të shkuar dhe takuar qytetarët sepse sot 99% e shqiptarëve janë kundër Edi Ramës por duhen orientuar drejt vizionit, drejt shpresës dhe drejt mundësive, pse qytetarët shqiptarë duhet të besojnë opozitën dhe secilin nga ne që jemi pjesë e opozitës dhe që kërkojmë votat.

Shpërndarja e një parlamenti që është vetëshpërndarë nuk ja vlen ti kthehesh në debatin politik disa kukulla që ose janë peng i krimit të organizuar apo dosjeve të krimit ose janë peng i presioneve dhe shtantazheve ose janë peng i lidhjeve të errëta dhe imorale. Sa i përtket angazhimit të secilit nga ne do të theksoja që sot më shumë se kurrë duhet të fillojmë numërimin mbrapsht për 25 prillin.

Postime të ngjashme

Në pranga për vrasjen e efektivit të FNSH/ I arrestuari mohon krimin: Nuk kam lidhje…

S.B.

Valbona në terr prej 5 ditësh, moti i keq dhe terreni i vështirë nuk lejon OSHEE të rregullojë avaritë

S.B.

Si duket Endri Dumani 6 ditë pasi u kthye nga kampi i ‘ferrit’

T E

Dy modelet e fushatës/ PD garë e fortë brenda vetes, PS ndërron drejtorët

admin

Si do të jetë regjimi i ri i fluturimeve?

T E

Rrëshqitje gurësh, bllokohet aksi Bajram Curri-Valbonë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...