Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kryemadhi premton: LSI do të ofrojë mbështetje me 1 mijë dollarë për çdo bebe

Teksa prezantonte prioritetet e programit politik të LSI për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi tha se shqiptarët sot po përballen me një qeverisje që nuk ka dëmtuar vetëm shtetin, por edhe ekonominë.

Sipas saj, shqiptarët kanë jetuar më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë dhe se pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet shpresën.

“Sot të gjitha familjet shqiptare po mundohen për të mbijetuar, po përpiqen për të gjetur punë apo për të ulur koston e lartë të jetesës. Ne tashmë e dimë që shumica shqiptarëve janë më keq se 4 vite më parë, paguajnë më shumë taksa se 4 vite më parë, çmimet janë shumë më të larta se 4 vite më parë. Pra, shqiptarët përballen sot me një qeverisje jo vetëm që ka dëmtuar shtetin dhe ekonominë e tyre deri në palcë. Arroganca dhe paligjshmëria  kanë dëmtuar rëndë institucionet vendimmarrëse dhe të pavarura, edhe duke injoruar dhe shkelur Kushtetutën dhe shkatërruar institucionet e pavarura, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit. Kjo sjellje e Rilindjes ka dëmtuar rëndë besimin dhe shpresën e shqiptarëve dhe kështu dëmtoi edhe besimin tek demokracia e cila ishte frymëzuesja e rinisë shqiptare në vitet 90’ për përmbysjen e diktaturës dhe për të krijuar një sistem të ri. Në këto 4 vite shqiptarët jetojnë më keq se ç’kanë jetuar 4 vite më parë pjesa dërmuese e rinisë shqiptare po humbet  shpresën nëse nuk e ka humbur tashmë. Prandaj sot me shumë se kurrë lind nevoja e ndryshimit, i cili vjen me votë por edhe me ndërgjegjësim dhe duke sjellë besim tek njerëzit.”

Mbështetja për familjen është një nga çështjet kryesore të LSI, theksoi me të tjerash Kreymadhi.

“Për çdo fëmijë që lind, ne do të i ofrojmë një garanci prej 1 mijë dollarësh dhe në momentin që ky fëmijë do të ketë mundësinë të krijojë familjen e tij e të bëhet me fëmijë, pas 25-30 vitesh, ai do të ketë rreth 25 mijë dollarë që të ndihmojë dhe krijojë familjen e tij. Ashtu edhe për mbështetjen ekonomike të gruas, fuqizimin e saj e cila është themeli i edukimit të brezit të ri, do të jetë një nga prioritetet tona kryesore.”

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...