Agjencia Zhurnal.mk

Kryemadhi: Rama pengon “zgjedhoren, opozita e gatshme për detyrat e Bundestagut

Tiranë, 11 janar – Nga Elbasani kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se opozita është gati për të përfunduar reformën zgjedhore.

Gjatë një takimi me strukturat e LSI-së, Kryemadhi e ka vendosur rëndësinë e kësaj reforme në sfondin e kushteve të Gjermanise për hapjen e negociatave.

“Ne si opozitë jemi të gatshëm për të ecur përpara përsa i përket të gjitha propozimeve të reformës zgjedhore duke menduar që është shumë e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë dhe angazhimi dhe obligimet që ka opozita shqiptare në marrëdhënie me kushtet e Bundestagut dhe ne jemi ta gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm që me 1 dhjetor për të paraqitur propozimet tona dhe janë gati sepse në këtë situatë, në të cilën ne po kalonim pas tërmetit jemi në procesin e përgatitjet dhe të vazhdimit më tej. Por sigurisht ka një njeri, i cili nuk do që kjo gjë të ecë sepse duke mbyllur Reformën Zgjedhore, sigurisht që z. Rama i vjen hapi i dytë i Reformës Zgjedhore që janë zgjedhjet. Megjithatë ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që Shqipërisë t’i garantohen hapja e negociatave. Pse e them hapja e negociatave? E them sepse hapja e negociatave është procesi më i rëndësishëm për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar sepse nëse Shqipëria do të marrë një tjetër jo në hapjen e negociatave, atëherë e ardhmja e Shqipërisë do të vihet në diskutim. Vihet në diskutim për shkak të shpopullimit masiv që do të ndodhë. 57% e të rinjve shqiptarë që kanë ikur, ikin sepse nuk gjejnë besimin dhe nuk kanë siguri ër zhvillimin e të ardhmes së tyre, për krijimin e kushtetve të punës, për krijimi ne investimeve, për krijimin e biznesit apo për krijimin e familjes së tyre. 17% e tyre ikin për shkak të shkollimit sepse çdo ditë e më shumë sistemi ynë arsimor po shkatërrohet. Po shkatërrohet për shkak të politikave, të cilat në fakt kanë ardhur si një rezultat i periudhës së tranzicionit dhe për këtë jemi përgjegjës që të gjithë.”

Kryemadhi ka bërë përgjegjës liderin e mazhorances për zvarritjen e reformes zgjedhore dhe ka folur për rëndësine e një pakti kombetar.

“Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për Paktin Kombëtar, një Pakt Kombëtar që nuk është marrëveshje politike, por një Pakt Kombëtar që ka të bëjë me realizimin e reforma kryesore siç është Reforma Kryesore, Reforma Elektorale, Reforma në Arsim, Reforma në Shëndetësi, Reforma në Bujqësi, atë që tha pak më parë dhe profesor Mondi ku 50% e popullsisë shqiptare jeton në bujqësi. Sot tokat e shqiptarit janë të djerra kur ne e dimë shumë mirë që shqiptari është i lidhur me tokën, është i lidhur me shtëpinë, është i lidhur me familjen ku 80% e kësaj popullsie, e cila jeton me bujqësinë është në kushtet e mbijetesës. Mezi siguron dhe kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. Pra ajo që është më e rëndësishme, ky Pakt Kombëtar ka të bëjë me politikat dhe hartimin e politikave afatgjata për Shqipërinë. Sot çdokush mund të dalë në rolin e një skeptiku apo në rolin e një politikani me vizion të lartë duke thënë pse na flisni për dekadat kur ne nuk kemi bukë të hamë. Kjo është e vërtetë. Është e vërtetë që shqiptarët nuk kanë bukë të hanë në tavolinat e tyre. Por ama unë di të them edhe një gjë, që mbas luftës së dytë botërore Europa e tëra ishte shkatërruar por u ngritën gratë dhe vajzat e Europës për të rindërtuar vendet e tyre ashtu si një nënë mundohet me ditë të tëra, me muaj të tëra, me vite të tëra për të ngritur në këmbë fëmijët e saj. Edhe ne gratë dhe vajzat në Shqipëri do të punojmë çdo ditë për të ringritur në këmbë vendin tonë të cilin e ka rrëzuar Rilindja, të cilin e ka shkatërruar Rilindja. Do t’ia ngjisim këmbët dhe duart, do ta ngremë në këmbë Shqipërinë që të eci ashtu, dinjitoze dhe krenare siç ka ecur gjithmonë.”

Brenda opozitës debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor është mbyllur në favor të sistemit aktual dhe puna e ekspertëve të saj është fokusuar tek rekomandimet e OSBE-ODHIR dhe rregullimet e tjera qe kanë të bëjnë me standartet zgjedhore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...