Getting your Trinity Audio player ready...
|
Kryeministri britanik Keir Starmer ishte i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij në lidhje me luftën në Ukrainë gjatë Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë.
Ai tha se nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putini do ta paguajë çmimin.
“Sfida më urgjente sot këtu është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë”, shtoi ai.
“Duhet të jemi të përgatitur për ta ndjekur deri në fund. Nëse Rusia nuk do të ulet në këtë tryezë bisedimesh, Putini të paguajë çmimin”, përfundoi kryemintri britanik.