Shkup, 23 nëntor – Kryeministri bullgar Nikollaj Denkov ka bë një hap, si duket të shkëlqyer, në drejtim të hapjes së rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Në fjalimin e tij nga Parlamenti Evropian, Denkov komentoi marrëdhëniet e vendit të tij me Maqedoninë e Veriut, duke kujtuar se Bullgaria është vendi i parë në botë që e njeh vendin tonë si shtet të pavarur evropian, shkruan Zhurnal.
“Për fat të keq, me kalimin e viteve marrëdhëniet tona janë përkeqësuar dhe nuk mendoj se Bullgaria është fajtore për këtë. Prandaj dua të them qartë se Bullgaria aktualisht nuk ka kërkesa të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut, përveç atyre që janë përcaktuar me vendimin e Bashkimit Evropian vitin e kaluar”, përfundoi Denkov, duke theksuar se Maqedonia e Veriut duhet ta përmbushë marrëveshjen. Ai shtoi se lidhur me këtë çështje nuk pranon asnjë kritikë ndaj vendit të tij.
Eurodeputetët në anën e Maqedonisë
Kjo deklaratë e Denkov vjen pasi disa eurodeputetë i kërkuan Sofjes që t’i hapë rrugën Shkupit për anëtarësim në BE, për vendosmërinë evropiane të të cilit nuk ka dyshime, sepse për t’i hapur dyert për negociata, ajo ka ndryshuar edhe emrin. Kjo do të thotë se edhe eurodeputetët janënë anën e Maqedonisë së Veriut, kurse në Shkup kemi deputetë që janë kundër. Paradoks i paparë!
Njëheri, kjo do të thotë se Bullgaria e hodhi topin te Shkupi, duke bë me dije se nuk ka kushte tjera dhe se tani i mbetet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut të plotësojë kushtin për fillim të negociatave me BE-në, duke ndryshuar Kushtetutën, shkruan Zhurnal. Pas kësaj deklarate të nivelit më të lartë, nuk ka më vend për skepticizëm, e as për kundërshtim të ndryshimit teknik të Kushtetutës, që gjithsesi nuk është diktat bullgar, por është kërkesë e Brukselit për vendin tonë.
Nëse Maqedonia e Veriut nuk e bën hapin në drejtim të duhur, atëherë me të drejtë do të paraqiten dyshimet nëse në vendin tonë më të fuqishme janë forcat që dojnë integrim nëBE, apo forcat që kanë orientime tjera dhe që dëshirojnë integrime në organizata tjera jo-perëndimore. Kjo do të vazhdonte agoninë e gjithë atyre qytetarëve të vendit që me vite e dekada presin të jetësojnë ëndërrën për tëqenë qytetarë të Bashkimit Evropian, por edhe do të nxisë procesin e kërkimit për pasaporta bullgare, rumune, hungareze, kroate, sllovake, e kush e din çfarë pasaportash tjera, për t’ia mbathur nga ky vend ku sa më shumë vonohet procesi integrues, aq më pak do të shohin perspektivë për veten dhe pasardhësit e tyre. Thënë ndryshe, kjo do të paraqesë vazhdim të zbrasjes së qyteteve, fshatrave, të bankave shkollore, ikje e rinisë, ikje e kuadrit më të aftë që posedon vendi,…
Kujt i konvenon bllokimi i Maqedonisë?
Kujt i konvenon një gjë e tillë? Qytetarëve të Maqedonisë jo! Për këtë arsye i gjithë faktori politik duhet të marë përgjegjësinë të mos bllokohet procesi i anëtarësimit tonë në BE, shkruan Zhurnal. Përgjegjësia u takon edhe qytetarëve, të jenë më të zëshëm dhe të bëjnë më tepër presion që jo mos të ndodhë. Duhet të mobilizohen gjithë strukturat e shoqërisë, pa dallim. Jemi në një fazë kur bota po ndryshon për të keq dhe e nesërmja është bë mjaft e paparashikueshme.
Mbrojtje absolute nuk ekziston askund për një shtet, por dihet që organizata që për momentin mund të ofrojë perspektivë më të qartë për vendet evropiane, krahas NATO-s është Bashkimi Evropian. Pse duhet t’a djegim këtë “xhoker”, që shumë shtete ëndërrojnë ta kenënë dorën e tyre?/Zhurnal