Kryeministri bullgar do të insistojë që KE të konfirmojë konkluzionet për Maqedoninë e Veriut

nga D V

Shkup, 27 qershor – Kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev do të insistojë që Këshilli Evropian të konfirmojë konkluzionet për Maqedoninë, njoftoi shërbimi i shtypit bullgar.

Këshilli i Ministrave i Bullgarisë njofton se “vendi i tyre do të insistojë që Këshilli Evropian, kur të miratojë konkluzionet e takimit, të përfshijë një tekst për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas mediave bullgare, Glavçev sot dhe nesër do të jetë në Bruksel, ku “gjatë diskutimit të temës do t’i kërkojë Këshillit Evropian të konfirmojë konkluzionet e datës 14 dhjetor 2023, si dhe konkluzionet e Këshillit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të 18 korrikut 2022 dhe t’i bëjnë thirrje Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë hapat e deklaruar për të bërë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

Sipas Glavçevit, është e rëndësishme të theksohet se përmbushja e të gjitha zotimeve mbetet kyçe, si dhe përparimi i të gjitha reformave që kanë të bëjnë me BE-në.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More