Shkup, 24 korrik – Kreu i shtetit është aktiv në të gjitha kanalet e mediave sociale, 21 nga gjithsej 24 anëtarë të kabinetit qeveritar përdorin të paktën një rrjet social dhe të njëjtat sfida dhe pritshmëri nga qytetarët ende ekzistojnë në faqet e internetit të institucioneve, analiza e Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euro-Atlantike (IDUEP) e bërë me rastin e fillimit të punës së bartësve të sapozgjedhur të pushtetit ekzekutiv në vend.
Për më tepër, 21 nga gjithsej 24 anëtarë të kabinetit të ri qeveritar janë aktivë në të paktën një rrjet social, ndërsa njëkohësisht aktivë në të tre kanalet (Facebook, Twitter dhe Instagram) janë kryeministri dhe 10 ministra të tjerë në qeveri. Tre nga ministrat nuk janë prezentë në asnjë prej rrjeteve, ndërsa në rrjetet sociale ka llogari përdoruesish që ende nuk janë të hapura për publikun.
Për nevojat e Institutit, analizën e ka bërë Stefan Atanasovski Trajkoviq, student dhe aktivist rinor në IDUEP, nën mentorimin e komunikuesit dhe kryetarit të Institutit, Bojan Kordalov.