Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryeministri holandez e uron Kurtin: Holanda e përkushtuar në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij holandez, Mark Rutte, njofton Insajderi.

Në urimin e tij, kryeministri Rutte i ka dëshiruar suksese në pozitën e re kryeministrit Kurti dhe në detyrat e rëndësishme që e presin.

“Vendet tona, sikurse edhe pjesa tjetër e Evropës, janë duke u përballur me një sfidë të papërshkrueshme siç është ajo nga COVID-19”, thuhet më tej në letër.

Kryeministri holandez shprehet i kënaqur që Bashkimi Evropian ka pasur mundësinë që t’i ndihmojë Kosovës nëpërmjet pakos ndihmuese për Ballkanin Perëndimor dhe mekanizmit COVAX për sigurimin e vaksinave të sigurta kundër COVID-19.

Ngjashëm Holanda i kishte dalë në ndihmë vitin e kaluar Kosovës edhe nëpërmjet donacionit bilateral për pajisje personale mbrojtëse për Qendrën e Klinikave Universitare të Kosovës.

Kryeminstri Rutte e ka siguruar kryeministrin Kurti se Holanda e mbështetë Kosovën “me gjithë zemër në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të fuqizuar sundimin e ligjit”.

“Holanda është e përkushtuar ndaj rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian”, thuhet në letër urimin e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte.

Postime të ngjashme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: I domosdoshëm lidershipin i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

N E

Padia për gjenocid kundër Serbisë do të marrë shumë kohë

N E

Krerët e shtetit në iftar me udhëheqësit e Bashkesisë Islame

N E

Liburn Aliu: Nuk mund të ketë marrëdhënie normale me Serbinë pa vendosur reciprocitet

N E

Cila do të jetë qasja ndaj politikës së jashtme dhe raportin me Shqipërinë në programin e qeverisë Kurti

N E

Në Kosovë nesër fillon vaksinimi kundër KOVID-19 i personave mbi 65-vjeçar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...