Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryeministri Hoti dhe Ministrja Dumoshi e përurojnë në Deçan palestrën që i plotëson kushtet edhe për ndeshje ndërkombëtare

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Sportit Vlora Dumoshi e kanë përuruar sot një palestër të sportit në Deçan, e cila ofron kushte për zhvillimin e ndeshjeve vendore dhe ndërkombëtare në basketboll dhe hendboll.

Pas tri fazave punimi dhe me një kosto prej dy milionë eurove, palestra e cilësuar moderne në Deçan është e gatshme për organizimin e ndeshjeve të basketbollit dhe hendbollit, njofton ministrja Dumoshi.

“Sot, me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti vizituam Deçanin ku bashkë me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe bashkëpunëtorë përuruam palestrën e sportit në Deçan, projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, thuhet në një njoftim të Dumoshit në Facebook.

Tutje, Dumoshi shtoi se kjo palestër i plotëson kushtet edhe për ndeshje ndërkombëtare.

“Projekti ka kaluar nëpër tri faza të punimeve dhe kap vlerën totale prej 2,000.000 €. Është ndër palestrat më moderne e që plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve kombëtare dhe ndërkombëtare sipas kritereve të Federatës Botërore dhe Evropiane të Hendbollit (IHF dhe EHF)”, pohoi Dumoshi.

“Po ashtu plotëson të gjitha kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në Basketboll në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar duke i plotësuar të gjitha kriteret e FIBA-s”, njoftoi ajo.

“MKRS-ja ka mbështetur vazhdimisht projekte nëpër tërë Kosovën të cilat kanë për synim rregullimin e infrastrukturës sportive. Qeveria Hoti dhe MKRS në vazhdimësi po angazhohen që edhe projekte tjera të ngjashme të shohin dritën sa më shpejtë, konform rregullave dhe kritereve kombëtare e ndërkombëtare”, nënvizoi ajo. /Zeri.info

Postime të ngjashme

Tri krimet brenda familjes që shokuan Kosovën brenda pak javësh

T E

Vrasja e biznesmenit në Prishtinë nga babai i tij, flasin nga Prokuroria

T E

Babai vrau Albert Krasniqin dhe njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin

T E

Reçica takon tre kandidatët e PDK-së për deputetë nga diaspora

T E

Kurz flet me Hotin, jep lajmin e mirë për shpërndarjen e vaksinave edhe në Ballkan

S.B.

Tetë të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...