Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryeministri Hoti e uron kryeministrin Rama: Dita e Flamurit – 28 Nëntori është ditë e secilit shqiptar

Zhurnal Ads

Kryeministri i  Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke i shprehur urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit.

“Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ishte ngjarja më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar që nga nëntori i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Në këtë ditë të shënuar, prijësit e të gjitha viseve shqiptare, në Vlorën e bekuar, e shpallën njëzëshëm Shqipërinë shtet më vete, të lirë dhe të mosvarur. Që nga ajo kohë, shqiptarët kudo janë e kanë mbajtur lart e me krenari Flamurin Kombëtar, që është simbol i unitetit, paqes dhe dashurisë së përjetshme në mes nesh,ka thënë Hoti.

“Dita e Flamurit – 28 Nëntori është ditë e secilit shqiptar, pavarësisht ku jeton a punon. Kjo ditë na i përkujton sakrificat e mëdha dhe luftën e përhershme që kemi bërë gjatë gjithë historisë për ta ruajtur të paprekshme frymën e qenies sonë nacionale”.

“Sot, Republika e Shqipërisë krenohet me të arriturat e saj, veçmas me anëtarësimin në NATO dhe me afrimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, Këto të arritura janë frymëzim edhe për Republikën e Kosovës, që edhe ne të punojmë me vendosmëri për plotësimin e standardeve të kërkuara për anëtarësim në këto institucione. Përmbyllja e këtij procesi do të shënonte kthimin e kombit shqiptar në shtratin e vet të natyrshëm shpirtëror, kulturor edhe politik evropian”.

“Duke ju ripohuar ndjenjën e konsideratës sime më të lartë, i dashur Kryeministër, uroj që Republika e Shqipërisë të ketë përherë vetëm mbarësi dhe suksese!”, thuhet në telegramin e Hotit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

Mustafa: Me AAK-në s’kemi marrëveshje për presidentin

admin

Vdes gruaja nga Kosova që pushtoi botën me dhimbjen e saj në kohë të luftës kur iu vra vëllai

admin

Osmani propozon amendamentimin e Projektligjit për Rimëkëmbje, kërkon që t’i jepet përparësi kompanive prodhuese gjatë blerjeve publike

admin

Kosova dhe Serbia zhvillojnë një tjetër takim në nivel ekspertësh

S.B.

Pas dështimit të seancës së Projektligjit për Rimëkëmbjen, Gashi fajëson opozitën dhe Listën Serbe

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...