Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Kryeministri Hoti reagon pas incidentit në Kuvend, tenton të arsyetohet për mungesën në seancë

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas incidentit që ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës midis deputetëve te Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoti i ka quajtur të papranueshme sjelljet dhe gjuhën e disa deputetëve dhe ka vlerësuar se sjelljet e tilla janë jashtë standardeve të komunikimit publik.

E Hoti është munduar të arsyetohet pas kritikave të shumta sot për mungesë në seancën e Kuvendit. Ai ka thënë se ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me deputetë dhe ka përmendur mekanizmat e angazhuar në temën e të pagjeturve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i vlerëson të pa pranueshme sjelljet dhe gjuhën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë interpelancës lidhur me çështjen e të pagjeturve në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kryeministrit Hoti thekson se sjelljet e tilla janë jashtë çdo standardi të komunikimit politik, e sidomos sot kur temë e debatit ishte fati i të pagjeturve, çështje kjo shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, e cila po trajtohet me shumë përkushtim nga Institucionet e Kosovës.

Kryeministri Hoti, përpos interpelancës së sotme, disa ditë më parë, lidhur me këtë temë ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me deputetët nga të gjitha subjektet politike parlamentare, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku i ka njoftuar në hollësi për angazhimet e të gjitha institucioneve relevante që trajtojnë fatin e të pagjeturve.

Ju rikujtojmë se në këtë proces shumë të ndjeshëm dhe kompleks është i përfshirë një rrjet i institucioneve dhe mekanizmave, të cilët veprojnë në koordinim të plotë mes tyre:

•          Zyra e Kryeministrit, përmes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,

•          Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës,

•          Instituti i Mjekësisë Ligjore,

•          Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,

•          Grupi për persona të zhdukur (për dialog me palën serbe),

•          Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC)

•          Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).

Kryeministri Hoti rithekson se, angazhimi për ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta  e fundit në vendin tonë, nuk ka munguar nga asnjëra Qeveri deri më sot, e sidomos tani kur është shtuar mbështetja dhe trysnia nga bashkësia ndërkombëtare që kjo çështje të përmbyllet sa më parë.

Postime të ngjashme

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...