Kosovë

Kryeministri Hoti takohet me sekretarin Pompeo

Zhurnal Ads

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për marrëveshjen e arritur me Serbinë për normalizim të raporteve ekonomike.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, Pomepo e ka uruar kryeministrin Hoti për këtë marrëveshje, e cila u nënshkrua të premten, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Sekretari Pompeo theksoi gatishmërinë e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kryeministri Hoti gjatë këtij takimi, ka thënë se marrëveshja e arritur për normalizimin ekonomik “potencoi gatishmërinë e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje reciproke ndërmjet të dyja vendeve”.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Ndërkaq, Kosova sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Postime të ngjashme

Luljeta Aliu: Hoti duhet të dorëhiqet, Kosova do të shkojë në zgjedhje

S.B.

Marrëveshja, DASH: Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor mbeten qëllimet kryesore të SHBA-së

admin

Avokati i Veselit kundërshton propozimin e prokurorisë: Gjyqi s’ka si të fillojë para qershorit të 2022-ës

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...