Agjencia Zhurnal.mk

Kryeministri i Izraelit në karantinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të futet në karantinë pasi njëri prej ndihmësve të tij rezultoi pozitiv me COVID-19.

Një deklaratë e kryeministrisë thotë se ai nuk kishte qenë në të njëjtin mjedis me të infektuarin që prej dy javësh dhe se karantina nuk është e nevojshme.

Megjithatë, kryeministri dhe stafi i tij i afërt vendosën të vetëizolohen derisa të përfundojë një “hetim epidemiologjik”.

Ndihmësi u identifikua me emrin Rivka Paluc.

Sipas mediave izraelite, përcjell VOA, ai ishte takuar me kryeministrin të enjten.

Deklarata e kryeministrisë thekson se zoti Netanyahu ka patur vetëm kontakte sociale të kufizuara dhe se i ka zhvilluar shumicën e takimeve online.

Izraeli ka konfirmuar 4347 raste të infektuarish me coronavirusin, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Universiteti Johns Hopkins.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...