Kryeministri i Kanadasë, Trudeau: E pamundur t’i evakuojmë të gjithë kanadezët nga Kabuli

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë se nuk ka gjasa që Kanadaja të jetë në gjendje të evakuojë me siguri të gjithë kanadezët dhe aleatët e saj nga Afganistani për shkak të kontrollit të Talebanëve në Kabul.

 

“Do të jetë shumë, shumë e vështirë për të nxjerrë shumë njerëz jashtë”, tha ai. “Ne do të marrim disa, sigurisht, por për të nxjerrë shumë njerëz jashtë, aq sa duam, do të jetë pothuajse e pamundur në javët e ardhshme”, shtoi ai.

Komentet e Trudeau vijnë gjatë një ndalesë për fushatë elektorale në British Columbia. Udhëheqësi liberal po kërkon një mandat të tretë si kryeministër në zgjedhjet federale të vjeshtës, raporton bbc.

Kanadaja tani ka aeroplanë masivë transporti në terren në Kabul, tha Trudeau, dhe ka forca që punojnë me afganët për t’i nxjerrë nga vendi.

“Kufiri, megjithatë, nuk është në kapacitetin kanadez ose transportin ajror kanadez; kufiri për nxjerrjen e njerëzve është fakti se Talebanët vazhdojnë të bllokojnë hyrjen për afganët”, tha ai. 

Related posts

Çfarë ndikimi kanë SHBA-ja dhe aleatët mbi talebanët në Afganistan?

D V

Një cisternë droni furnizoi me karburant një aeroplan luftarak amerikan

D V

Britania largon ushtarët nga Afganistani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com