Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryeministri i këtij vendi ia cakton vetes 17 pozita zyrtare në qeveri

Kryeministri i Ishujve Kuk ia ka caktuar vetes 17 detyra zyrtare në kabinetin që ai e udhëheq.

Përpos pozitës së kryeministrit, Mark Brown do t’i mbajë edhe këto pozita: ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Migracionit, ministër i Financave, ministër i Energjisë, ministër i Policisë dhe ministër i Telekomunikacionit.

Përpos këtyre ministrive, ai ka marrë përgjegjësi edhe në këto fusha: burime detare, minerale detare dhe burime natyrore, anuacion dhe kontrollim të ishujve të jashtëm. Ai gjithashtu e kryen detyrën e prokurorit të Shtetit.

Udhëheqësja e opozitës në këtë shtet të vogël, Tina Browne, i tha një mediumi lokal se pozitat e marra nga kryeministri lënë të kuptohet se ai nuk ka besim te anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Kryeministri i ri thotë se është i mahnitur me potencialin e kabinetit të tij dhe pastaj ia jep vetes 17 pozita, që është një sinjal i madh se sa ka besim ai në kolegët e kabinetit”, tha ajo.

Megjithatë, është e mundshme që kryeminsitri Brown t’ia delegojë të tjerëve disa nga detyrat zyrtare gjatë muajve të ardhshëm.

Ishujt Kuk vetëqeverisen në fusha të caktuara, por janë pjesërisht edhe nën kontrollin e Zelandës së Re. Ky vend ka sipërfaqe prej 240 kilometrash katrorë dhe në të jetojnë përafërsisht 21.000 banorë.

Postime të ngjashme

Kina: Pretendimet për gjenocid ndaj ujgurëve janë absurde

T E

Zyrtarët vizitojnë kufirin SHBA-Meksikë mes rritjes së fluksit të emigrantëve

T E

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

T E

Ligjvënësi gjerman jep dorëheqjen, përfitoi nga kontratat për maskat

T E

Asnjë i vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Britani

T E

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...