Kryeministri i parë Talat Xhaferi i fundit nga BDI e lëshoi qeverinë, a do të rikthehet kjo parti në pushtet pas 6 muajve?

nga I Z

Shkup, 24 qershor– Kryeministri Hristijan Mickoski, sot ka pranuar funksionin e kryeministrit nga paraardhësi i tij, Talat Xhaferi.

“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, Kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve.

I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e euro integrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”, ka shkruar Xhaferi në profilin e tij në Facebook.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mbrëmë votuan për qeverinë e re, që do të udhëhiqet nga Hristijan Mickoski, ndërsa do ta përbëjnë koalicioni i OBRM-PDUKM-së “Maqedonia jote”, koalicioni shqiptar “VLEN” dhe partia “ZNAM”.

Për zgjedhjen e qeverisë së re, votuan 77 deputetë, 22 ishin kundër ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Talat Xhaferi, si kryeministër i parë shqiptar ishte kuadri i fundit nga BDI që dorëzoi postin, me çka përfundoi era 22 vjeçare e qeverisjes së kësaj partie. Njëherit, ai ishte një nga kuadrot e rralla të kësaj partie, që bëri pranim-dorëzim zyrtar të postit, sepse shumica refuzuan të bëjnë një gjë të tillë, shkruan Zhurnal.

Tani parashtrohet pyetja se sa gjatë do të qëndron kjo parti në opozitë dhe a do të ketë forca të rikthehet në pushtet. Tani do të shihet nëse “dashuria e madhe” që qytetarët shqiptarë në anketa për BDI-në ka qenë reale, apo më tepër për shkakt të forcës ekzekutive që kanë poseduar.

Sinjalet e para pas zgjedhjeve, tregojnë të dytën, sepse anketat e para që janë bë nga momenti kur u bë e ditur se BDI shkon në opozitë, tregojnë rënie të rwjtingut të saj nën rejtingun e koalicionit VLEN. Nëse ky trend vazhdon edhe më tutje, atëherë me gjasë nuk do të realizohen parashikimet që po lansojnë kuloaret “integriste” në opinion se do të rikthehen në pushtet brenda 6 muajve dhe këto parashikime më tepër kanë për qëllim të ruajnë anëtarësinë të mos u ikë në parti tjera.

Për shembull, Sondazhi i parë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni i realizuar nga organizata IPSOS, i ka nxjerr të dy koalicionet, VLEN-in dhe Frontit Evropian me nga 11% mbështetje te qytetarët.

Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij sondazhi është se për herë të parë, pas shumë vites, dy blloqet politike të udhëhequra nga partitë shqiptare ndajnë mbëshetje të barabartë.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur në vitin 2008, kur sondazhet tregonin mbështetje të barabartë mes PDSH-së në pushtet dhe BDI-së në opozitë, 8% me 8%.

Nëse analizohen të dhënat e fundit të sondazhit të realizuar nga IPSOS, mbështetja për BDI-në është më e ulët se ajo e koalicionit VLEN, pasi i gjithë Fronti Evropian i cili ngërthen në vete disa parti, është barazuar me koalicionin rival.

Sondazhi i IPSOS është realizuar në terren në periudhën prej 10.05.2024 deri 20.05.2024 në territorin e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Nga të anketuarit që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar, rezultatet janë si më poshtë:

Koalicioni “Maqedonia Jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE 47%

Koalicioni “ E Ardhmja Evropiane” e udhëhequr nga LSDM 15%

Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI 11%

Koalicioni “VLEN” 11%./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More