Agjencia Zhurnal.mk.

Kryeministri i Singaporit bën thirrje për  tejkalimin e mosmarrëveshjeve Kinë-ShBA

Të martën, gjatë pjesëmarrjes nëpërmjet videos në Mbledhjen e Sigurisë të Aspenit, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong foli për marrëdhëniet kino-amerikane, duke u bërë thirrje të dy vendeve ta zbutin situatën e tanishme të tensionuar.

Lee Hsien Loong tha: “Mendoj se është e vështirë të ndryshojë prirja e tanishme e shfaqjes së më shumë problemeve në marrëdhëniet kino-amerikane, por shumë vende shpresojnë të ndalojë përkeqësimi i këtyre marrëdhënieve. Konflikti nuk do të sjellë asnjë të mirë. Zhvillimi i kontakteve mes ShBA-së e Kinës ka rëndësi të madhe dhe mund ta shmangë fatkeqësinë.”

Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve “Bloomberg”, për shumë vjet me radhë, Lee Hsien Loong u ka bërë gjithmonë thirrje dy ekonomive më të mëdha në botë ta shmangin konfliktin shkatërrues, që mund t’i detyrojë vendet e vogla të hapura dhe të varura nga tregtia, si Singapori, të zgjedhin njërën anë. Pas marrjes së postit vitin e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se ShBA-ja duhet të krijojë një lloj marrëdhënieje të gjithanshme konstruktive me Kinën dhe, në këtë kornizë, të dy vendet mund të zgjerojnë fushat e bashkëpunimit duke trajtuar siç duhet mosmarrëveshjet.

Related posts

Të afërmit presin të burgosurit e liruar me amnistinë e Vitit të Ri budist në Mianmar

Xh M

New York Times kufizon përdorimin e fjalës “gjenocid” në lajmet mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Xh M

SHBA i përgjigjet kërkesës së Autoritetit Palestinez për anëtarësim në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy