Agjencia Zhurnal.mk

Kryeministri italian: Nga 4 maji fillon lehtësimi i masave të izolimit

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha të martën se masat e izolimit do të fillojnë të largohen nga 4 maji, ndërsa deri në fund të kësaj jave do të publikohet plani i qeverisë për riaktivizimin gradual të ekonomisë.

Kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe aktivitetit ekonomik në Itali kanë hyrë në fuqi më 9 mars dhe prej asaj kohe, shumica e bizneseve kanë qenë të mbyllura dhe njerëzit kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

“Do të doja që ta kem mundësinë të them: t’i rihapim të gjitha. Menjëherë. Të fillojmë nga nesër në mëngjes. Por një vendim i tillë do të ishte i papërgjegjshëm. Do të ndikonte në rritjen e pakontrolluar të rasteve dhe do t’i çonte dëm të gjitha përpjekjet që i kemi bërë deri më tani”, shkroi kryeministri Conte në llogarinë e tij në Facebook.

“Ne duhet të veprojmë në bazë të një plani kombëtar të rihapjes, me të cilin merren parasysh veçoritë territoriale”, shtoi ai.

Ndryshe, ekspertët e thesarit në Itali kanë parashikuar se ekonomia e vendit mund të tkurret për rreth 8 për qind gjatë këtij viti për shkak të efektit negativ të masave kufizuese kundër koronavirusit.

Conte tha se lehtësimi i masave do të bëhet në bazë të një studimi të gjithanshëm dhe në bazë të të dhënave shkencore e jo për t’i përmbushur kërkesat e disa kategorive prodhuese apo kompanive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...