Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryeministri kanadez, Trudeau: Vala e tretë ka goditur vendin

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau paralajmëroi se vala e tretë e pandemisë ka goditur vendin.

“Vendet në të gjithë botën po përballen me një valë të tretë shumë serioze të kësaj pandemie. Dhe tani është e njëjta gjë në Kanada”, tha Trudeau gjatë një konference për shtyp.

Numri i shtrimeve në spital po rritet me shpejtësi dhe shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv po mbushen, paralajmëroi kryeministri.

Kanada regjistron pothuajse 5200 raste të reja të coronavirusit në ditë këtë javë, raporton aljazeera.

Provinca më e populluar e Ontarios u vendos në një bllokim të kufizuar gjatë fundjavës dhe ekspertët e shëndetit po bëjnë thirrje për futjen e masave më të rrepta.

Më shumë se 23 mijë kanadezë kanë vdekur nga efektet e virusit deri më tani. 

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...