Në një intervistë për gazetën Financial Times , kryeminstri i Malajzisë Anwar Ibrahim , duke folur për marëdhëniet me Kinën dhe se ai nuk ka zgjedhur rrugën e konfliktit me vendin e madh aziatik : Pse duhet të jem i lidhur me interesin e dikujt? Nuk e pranoj këtë paragjykim të fortë kundër Kinës, këtë fobi ndaj Kinës,” tha ai në një intervistë për FT-në në Penang, vendin e lindjes së tij në Malajzinë Veriore.
Sipas raportit, Anwar-i u shpreh se ai i tha zëvendëspresidentes së ShBA-së Kamala Harris: “Ne jemi një vend i vogël që luftojmë për të mbijetuar në një botë komplekse… Unë dua të përqendrohem në atë që është më e mirë për ne,” vuri në dukje ai.
Anwar-i e mori detyrën si kryeministër i Malajzisë në nëntor 2022. Duke e quajtur Kinën një fqinje të rëndësishme, Anwar-i ka thënë se qeveria e tij do t’u japë përparësi forcimit të marrëdhënieve me Kinën në tregti, investime dhe kulturë.
Kryeministri malajzian theksoi se roli i Kinës është vendimtar në përfitimet ekonomike për popullin e Malajzisë.