Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

U largova nga takimi me drejtuesit e shumicës parlamentare sepse nuk lejoj trillime dhe të pavërteta. Ishte e mjaftueshme për të përhapur gënjeshtra në mënyrë që të fitojmë pikë të lira politike, këto ishin fjalët e kryeministri të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili ndihet i mashtruar.

“Unë kurrë nuk jam takuar fshehurazi me presidentin, Milo Gjukanoviq. Unë nuk po takohem me të sepse e dua, por sepse është detyrimi im ligjor si kryeministër”, tha Krivokapiq në përgjigje, siç thotë ai, për përhapjen e informacionit të rremë, raporton rtcg.

Krivokapiq deklaron se një takim përgatitor për seancën e ardhshme të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë u mbajt sot në Villa Gorica – planifikuar për të premten.

“Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Presidenti i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac dhe unë ishim të pranishëm, me rastin e zgjidhjes së çështjeve aktuale në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Malit të Zi”, pohoi kryeministri.

Duhet të kujtojmë se udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, Milan Knezeviq dhe Nebojsa Madojeviq, njoftuan se takimi me kryeministrin nuk pati një fund të suksesshëm.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...