Kryeministri Rama: ‘Ballkani i Hapur’ njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit!

Kryeministri Edi Rama nga edicioni i 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, foli edhe për nismën e ‘Ballkanit të Hapur’.

 

Sipas Ramës kjo nismë është vetëm njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit.

“Kriza energjike po godet të gjithë Europën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Europa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe. Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim.

Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara. Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi Berlinit ka një problem,autorisa është jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani, duhet një angazhim i brendshëm. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit“, tha Rama.

Related posts

Plagosje me armë zjarri një 24 vjeçar në Shkodër

N E

Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në murin e Kujtesës, Rama: Shiu i rrëmbyer i thotë të gjitha, fëmijët s’do të jenë kurrë vetëm

D V

Gjendet çifti francez që kishte humbur në një pyll në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More