Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kryeministri Rama nis vizitën dyditore në Turqi

Kryeministri Edi Rama, me ftesë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka nisur një vizitë 2-ditore në Turqi.

Kjo është vizita e dytë e kryeministrit Rama në Ankara pesë muaj pas vizitës së tij më të fundit.

Në muajin shtator 2020, ai zhvilloi një takim me presidentin Erdogan teksa Shqipëria kryesonte edhe presidencën e OSBE-së dhe Ankaraja kishte marrëdhënie të tensionuara me Athinën për çështjen e shfrytëzimit dhe ndarjen e ujërave territoriale, njofton euronews.albania.

Sipas zyrës për shtyp të Kryeministrisë, gjatë vizitës dyditore të radhës, pritet të ketë diskutime për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare.

Vlen të thuhet se përpara kësaj vizite Rama ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Telefonatën e bëri me dije vetë ministri grek përmes një postimi në Twitter ku tha se kishte biseduar mbi çështjet rajonale.

Gjatë pesë viteve të fundit, Rama ka zhvilluar disa herë vizita në Turqi, ndërsa Erdogan vizitoi Tiranën në vitin 2015 duke e cilësuar marrëdhënien mes dy vendeve si “marrëdhënie vëllazërore”.

Postime të ngjashme

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

Presidenti Meta viziton familjen e Klodian Rashës

S.B.

Seanca më 2 mars/ Hidhet shorti në Apelin e GJKKO për gjykimin e Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë

S.B.

Lëkundje tërmeti në orët e para të mëngjesit në Durrës, ja ku ishte epiqendra

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...