Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kryeministri Rama tregon si mund të bëhesh ‘punëtor globi’: 100 të rinj nga Korça fitojnë 1-7 mijë euro në muaj

Në prezantimin e projektit për rijetëzimin e Piramidës, kryeministri Edi Rama solli shembullin e disa të rinjve nga Korça, të cilët fitojnë nga 1 mijë euro në muaj, deri në 7-8 mijë euro.

Kryeministri Edi Rama tregon sesi nëpërmjet punës dixhitale mund të bëhesh një punëtor globi dhe jo thjesht, punëtor i një ndërmarrje këtu në Shqipëri.

“Dua të sjell një fakt që e kam mësuar së fundmi. Në Korçë janë të paktën 100 të rinj, të cilët sot fitojnë nga 1 mijë deri në 7-8 mijë euro në muaj. Janë 100 të rinj që janë në botën e tyre, nuk shkojnë të punmojnë as në shtet, as në privat, por thjesht kanë gjetur punë në internet dhe bëjnë shërbime në internet për një palë tjeter”, tha ndër të tjera Rama.

Për 30 vjet godina e Pirmidës na ka bërë hije e duke na detyruar të mos e shembim për arsyet tona e duke na ironizuar  që nuk më përdorni dot, në një simbol të fortë të Shqipërisë që duam nesër dhe në një arsye shumë të forte për t’ju thënë të gjithëve që sot gjeografia është shumë pak e rëndësishme nëse mendja është mjaftueshmërisht e ushqyer dhe e zhvilluar për t’i kapërcyer kufijtë dhe ato hapa në kohë që do duheshin për këdo qoftë që do ishte në këtë vend 30 vjet më parë, sepse dija dixhitale e shoqëruar me dijet e tjera që janë të nevojshme për dikë që do hyjë më thellë në këtë univers, është e mjaftueshme për të bërë këdo të fluturojë përtej kufijve dhe të jetë një punëtor i globit jo thjesht punëtor i një ndërmarrje këtu, i lirë që nuk i jep llogari askujt përveç atyre që i shërben përmes një kontrate të caktuar.

Një vajzë që është në Korcë kishte një portofol pune të paimagjinueshëm, që nga shërbimi për instagrimin e një boksieri në SHBA, tek shërbimi për një webasitë të një kompanie në Londër, tek puna për disa shërbime online, e kështu me radhë”, u shpreh kryeministri.

Po ashtu, kreu i qeverisë zbuloi edhe një nga pikat e platformës “Shqipëria 2030”.

“Një nga pikat e platformës Shqipërtia 2030 është kjo: Krijimi i një hapësire të re, ku shteti duhet të jetë aktori i drejtpërdrejtë për aftësimin sa më cilësor të rinjve të sotëm për të qenë nesër pjesë e këtij tregu të madh që ka mundësi të zgjerohet dhe jo të ngushtohet”.

Postime të ngjashme

1 vit që u nda nga jeta Aneta, dedikimi prekës i kryeministrit Rama

D V

Manastirliu: Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv +18vjeç, paraqituni me kartën e identitetit për të kryer vaksinën ndaj COVID

D V

I nxehti vijon të dominojë vendin, ja si variojnë temperaturat sot

D V

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...