Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar u përulën para “Tumës së të pamposhturve” me rastin e 11 Tetorit

Shkup, 11 tetor –  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i kryesuar nga delegacioni qeveritar së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë të angazhuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj boçvarski, vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “tuma e të pamposhturve”, si pjesë e programit për shënimin e 11 Tetori – Ditës së Kryengritjes Popullore dhe 80-vjetorit të kësaj ngjarje.

 

“Me këtë akt për dhënien e nderimeve në shenjë kujtimi, si edhe nderim ndaj veprës së heronjve të luftës antifashiste çlirimtare, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në emër të popullit njeh veprën e luftëtarëve nga Prilepi dhe rajoni i Prilepit të cilët në veprimet luftarake e kanë dhënë 8.000 pjesëmarrës, prej të cilëve 2.700 luftëtarë aktivë me armë në dorë, 650 viktima, 15 heronj kombëtarë dhe 154 bartës të mirënjohjes “Memoriali i partizanëve 1941″ prej të cilëve së bashku me shokët dhe shoqet e veta nga i gjithë vendi morën pjesë në luftën për liri nga fashizmi edhe për shtetin e Maqedonisë”, thonë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar, së bashku me delegacionet e tjera dhe qytetarët, në “Tumën e të pamposhturve” e ndoqën programin festiv dhe fjalimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Related posts

Regjistrohen 421 raste të reja me Kovid-19, ndërruan jetë gjithsej 13 persona dhe shërohen 395 pacientë

D V

Analizë/ Bindjet politike përballë ndjenjave kombëtare, për kë do të përcaktohen haraçinasit?

N E

LSDM i anulon të gjitha aktivitetet publike lidhur me zgjedhjet deri të dielën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More