Kryeministri Zaev do ta hapë Samitin e Ballkanit Perëndimor

Shkup, 14 tetor – Kryeministri Zoran Zaev me fjalim hyrës do ta hapë Samitin e Ballkanit Perëndimor, që në organizim të “Ekonomistit” londinez do të mbahet sot në Shkup.

Temë e Samitit, siç informon shërbimi qeveritar për shtyp, është “Avancimi i inkluzivitetit dhe solidaritetit evropian”. Në Samit, në panel sesione të veçanta do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrat e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, FInancave, Fatmir Besimi, i Punëve të JAshtme, Bujar Osmani, si dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Folës në ngjarje do të jenë përfaqësues të lartë nga politika botërore, evropiane dhe rajonale, nga institucionet dhe kompanitë ndërkombëtare financiare, sektori qeveritar dhe joqeveritar dhe sfera akademike, siç janë ish-zëvendës sekretari amerikan i Shtteit, Xhon Negroponte, ish-nënkancelari gjerman dhe ministër i Jashtëm, Joshka Fisher, zëvendës-ndihmësi aktual i sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar, kryetari aktual i Qendrës transatlantike pranë Fondit gjerman të Marshalit në SHBA, Jan Leser, shefi i sektorit për Adriatikun prnaë Bankës investuese evropiane, Mateo Rivelini…”, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Related posts

Nimetz: Marrëveshja e Prespës ishte kompromis i mirë për Maqedoninë e Veriut

R Zh

Nxënësit përleshen në një shkollë të mesme në Veles

D V

Sondazhi i (CRPC): Fushata zgjedhore e LSDM-së dhe e BDI-së më e pëlqyer te qytetarët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More