Agjencia Zhurnal.mk

Kryeministri Zaev sot pritet të dërgojë propozim zëvendësimet e ministrave në Kuvend

Shkup, 21 qershor – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev sot deri në Kuvend duhet të dorëzojë propozimin për ministrat e rinjë, por për këtë do të debatohet javën e ardhshme, njofton Zhurnal.

Sipas deklaratave të fundit të kryeministrit, do të ndërohen gjithsej 8 ministra, zv.ministra dhe 20 drejtorë të Ndërmarjeve Publike.

Pas votimit në Parlament, kryeministri Zaev paralajmëroi se do të vazhdojnë me zëvendësimin e drejtorëve dhe të përfundojnë me ndryshimet kadrovike.

“Besoj se deri në fund të muajit, LSDM do të sjellë vendimet për zgjedhjen e nënkryetarëve të partisë dhe pjesë të vogël të kryetarëve të organizatave komunale të cilët ngelën pa uzgjedhur” deklaroi Zaev.

Ngelet të shohim se cilët ministra të BDI-së do të “përfshihen” nga “fshesa” e kryeministrit Zaev./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...