Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryeministri Zaev uron Ditën e Alfabetit shqip: Së bashku festojmë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore

Shkup, 22 nentor – Kryeministri, Zoran Zaev me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip përmes një komunikate ka uruar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duke theksuar se sot popujt në Maqedoninë e Veriut së bashku festojnë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore që kanë mbijetuar së bashku.

“Gjuha dhe alfabeti i saj janë pjesë e kodit gjenetik të një kombi dhe rrjedhin nga e drejta universale e vetëvendosjes. Në atë kod gjenetik janë elementët e identitetit dhe potencialet për komunikim, integrim shoqëror, arsim dhe zhvillim. Detyra jonë dhe e shtetit është të respektojë, ruajë dhe kultivojë veçoritë e gjuhës dhe shkrimit të secilit prej komuniteteve Me kremtimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, konfirmojmë përkushtimin e përbashkët për respektimin dhe avancimin e diversitetit etnik dhe kulturor, përkatësisht pasurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj jemi krenarë dhe prandaj diversitetin etnik dhe gjuhësor e konsiderojmë si përparësi dhe pasuri të përbashkët. Prandaj themi: Sot kur ne e shënojmë dhe festojmë Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe, së bashku festojmë ekzistencën dhe afrimin e dy traditave kulturore që kanë mbijetuar së bashku. Kjo është një dëshmi e fortë se gjuha dhe shkrimi janë ura e traditave, kulturave dhe trashëgimeve tjera shpirtërore. Janë çelësat që hapin dyert e botëve të tjera për të njohur, respektuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin”, thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Zaev.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...