Kryeministri Zaev uron festën Kurban Bajram

Shkup, 20 korrik – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me rastin e festës së Kurban Bajramit, dërgoi telegram me urime deri te kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema Haxhi Shaqir Efendi Fetai, deri te anëtarët e Riasetit dhe deri te të gjithë besimtarët e fesë islame.

 

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në emrin tim personal, Juve, anëtarëve të Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame dhe të gjithë qytetarëve që e festojnë këtë festë, J’ua uroj festën e madhe islame Kurban Bajramin.

Këto ditë të shenjta uroj t’i kaloni në frymën e durimit, bujarisë dhe uroj t’u udhëheq dëshira për respekt të ndërsjellë, mirëkuptim dhe solidaritet. Në këtë festë të shpresës dhe besimit në mirësinë e njerëzve, ndani të mirat e festës me familjet tuaja, farefisin, miqtë dhe fqinjët.

Të nderuar bashkëqytetarë tanë,

Madhështia e festës së Kurban Bajramit na rikujton në thelbin e ekzistencës njerëzore, gjënë më të vlefshme për ne, për kujdesin e shëndetit dhe ruajtjes së jetës dhe kujdesin për më të afërmit. Le të jetë festa edhe nxitje në periudhën që vijon, të vaksinohemi në mënyrë masive, si mjet më efikas në luftën kundër pandemisë me COVID-19 dhe në këtë mënyrë bashkërisht të arrijmë që më shpejt dhe pa dhimbje të mbrohemi dhe t’i tejkalojmë pasojat e saj.

Festa e sakrificës na tregon për vlerat që janë universale, na dërgon mesazhe fisnike që kërkojnë respekt dhe kujdes për shoqërinë tonë në mënyrë të barabartë për të gjithë, për shoqërinë në të cilën diversiteti kulturor, etnik dhe fetar është një thesar dhe një vlerë unike e paçmuar.

Në frymën e traditës shekullore të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit në vendin tonë, më lejoni t’ju uroj të kaloni ditët festive me shëndet të mirë dhe forcë shpirtërore!

Qoftë i bekuar dhe urime festën e Kurban Bajramit!”

Related posts

LSDM – BDI ping pong për regjistrimin e diasporës!

D V

Janë regjistruar 1.309.840 persona, 405.266 familje dhe 556.415 banesa

D V

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të shpërndarjes, Resnja dhe Prespa nesër 10 orë pa energji elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More