Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryeministri Zaev viziton qendrën e përzgjedhjes së mbetjeve në Karposh

Shkup, 16 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri i RMV-së, z. Zoran Zaev, sot vizitoi Qendrën e Përzgjedhjes së NP Higjiena Komunale-Shkup, me vendndodhje në komunën e Karposhit, ku u informua lidhur me rrjedhën e dorëzimit të stufave të vjetra me energji jo-ekologjike, në këmbim të subvencionit për blerje të kondicionerëve për ngrohjen e amvisërive.

Qëllimi i thirrjes publike për dhënien e subvencioneve për kondicionerë inverter është të jepet kontribut në zvogëlimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, duke zvogëluar përdorimin e burimeve jo-ekologjike të energjisë për ngrohjen e shtëpive në periudhën e dimrit, që përfshiu qytetarët që kanë blerë kondicionerë inverter nga 01.01 .2020.

Në këtë rast, kryeministri Zaev shprehu mirënjohjen e tij për NP Higjiena Komunale-Shkup për kontributin në realizimin e këtij aksioni, të mbështetur financiarisht nga SHA “Termocentralet e Maqedonisë së Veriut”.

Në këtë ngjarje morën pjesë gjithashtu Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, Drejtori i SHA “Termocentralet e Maqedonisë së Veriut”, Vasko Kovaçevski dhe Drejtori i NP “Drisla”, Kosta Naçevski.

„Në realizimin e këtij aksioni, JP Komunalna Higiena-Shkup merr pjesë bashkë me Qytetin e Shkupit, nëpërmjet mbledhjes dhe transportit të stufave të vjetra për ngrohjen e amvisërive që përdorin energji jo-ekologjike, me një qëllim të përbashkët – përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin tonë duke ulur ndotjen e ajrit në periudhën e dimrit që vijon.

Si Ndërmarrje Publike, angazhimi ynë i fuqishëm është të përdoren të gjitha burimet e mundshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe, në atë drejtim në periudhën e kaluar që nga shpallja e pandemisë globale të virusit Kovid-19, ekipet tona vazhdimisht janë angazhuar në zbatimin e një sërë masash e aktivitetesh të jashtëzakonshme për ruajtjen e nivelit më të lartë të higjienës dhe pastërtisë së qytetit të Shkupit”. – tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Postime të ngjashme

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Z H

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Z H

Zaev do ta teston votëbesimin e Qeverisë në Kuvend

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...