Kryeparlamentari Gashi takim me delegacionin e NDI-së

nga Xh M

Uashington, 10 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi gjatë qëndrimit në SHBA, ka zhvilluar një takim edhe në Institutin Demokratik Kombëtar, ku ka takuar një delegacion të kryesuar nga Robert Benxhamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Kryetari Gashi falënderoi për mbështetjen e NDI-së për Kuvendin në 25 vitet e fundit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë edhe në fazën e dytë të Programit për Mbështetjen e Kuvendit/PSP. Ai theksoi se Kuvendi vlerëson lart kontributin dhe mbështetjen e NDI-së për forcimin e zhvillimit institucional, transparencës së Kuvendit dhe ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar .

Drejtori i NDI Benxhamin e njoftoi kryetarin Gashi me shkallën e realizimit të projekteve aktuale dhe me aktivitetet në vijim.

“Në takim u konstatua se investimet në kapacitetet parlamentare paraqesin investim me vlerë të qëndrueshme për shtetin”, thekson Kuvendi në komunikatë.

Kuvendi e filloi bashkëpunimin me NDI-në në vitin 1999 me programin e praktikës, me të cilin studentët më të mirë në Maqedoni u caktuan të bëjnë praktikën në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More