Kryeparlamentari i Turqisë mesazh urimi me rasti e 30 vjetorit të pavarsisë së Maqedonisë së Veriut

Shkup, 8 shtator – Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, ka uruar përvjetorin e 30-të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas njoftimit të bërë nga TBMM, Şentop, i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e 8 Shtatorit – përvjetorit të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftim thuhet se Şentop uroi Ditën e Pavarësisë së njerëzve miq dhe vëllezër të Maqedonisë së Veriut dhe Xhaferit.

Ai në mesazhin e tij theksoi se beson se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe bashkëpunimi i ngushtë midis parlamenteve të dy vendeve, në periudhën e ardhshme do të zhvillohet më tej në secilën fushë, drejt interesave të përbashkëta të popujve të të dy vendeve, dhe do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

Related posts

Aplikoni për regjistrues, afati vazhdohet deri më 25 gusht

Z H

MASH: Libri i parë digjital i matematikës është gjithëpërfshirës, e forcon frymën garuese dhe punën në grupe

Z H

Pendarovski do të jetë Presidenti i parë që do të vizitojë Greqinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com