Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kryeparlamentari Talat Xhaferi uron muslimanët për Fitër Bajramin

Shkup, 13 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, të gjithë besimtarëve myslimanë uron festën e madhe Fitër Bajramin, që është kurorë e muajit të shenjtë të Ramazanit.Uron që kjo festë që i është përkushtuar mirësisë, dashurisë dhe faljes së ndërsjellë, le të sjellë zemra dhe mendje plot me mendime të bukura dhe pozitive dhe le të jetë nxitje për bërjen e veprave të mira të cilat edhe më shumë do e fisnikërojnë shpirtin dhe trupin.

‘Me këtë rast, kam nder të veçantë të drejtoj urime të sinqerta për shëndet të mirë, gëzime familjare, paqe dhe qetësi shpirtërore, fitore personale dhe suksese kolektive. Kjo festë që i është përkushtuar mirësisë, dashurisë dhe faljes së ndërsjellë, le të sjellë zemra dhe mendje plot me mendime të bukura dhe pozitive dhe le të jetë nxitje për bërjen e veprave të mira të cilat edhe më shumë do e fisnikërojnë shpirtin dhe trupin. Festat ndahen me të afërmit, të largëtit, të njohurit dhe të panjohurit, mirëpo, këto vite të pandemisë imponuan rregulla tjera dhe e zvogëluan rrethin e njerëzve me të cilët jemi rrethuar, por përsëri, kjo nuk na pengon të ndajmë fjalë të bukura, të ofrojmë dorën e mbështetjes dhe të ndihmojmë aty ku ka nevojë. Ndonjëherë, bile edhe një buzëqeshje e vogël por e ngrohtë është gjithçka që duhet që të gjallërojë besimi se të gjithë jemi të njëjtë dhe kemi nevojë për gjerat e njëjta. Pandemia, edhe pse na largoi fizikisht, prapëseprapë e bashkoi njerëzimin në ballafaqimin me sfidat që i solli me vete. Bashkë, të rritemi individualisht dhe kolektivisht, mbi themelin e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit kah arritja e qëllimeve të përbashkëta, kah ardhmëria jonë më e mirë.
Gëzuar festa e madhe – Ramazan Bajrami, Ju uroj ditë të bukura festive përplot gëzime, lumturi dhe mirëqenie.”, thuhet në urimin e Xhaferit.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...